Sport

Vetëm medalje e bronztë për Simone Biles, e arta shkon për Guan Chenchen


Në finalen e traut të ekuilibrit, emri në majën më të lartë të podiumit ishte një befasi.

Para se Guan Chenchen të garonte, dy medaljet e para ishin të siguruara.

Medalistja e artë në fuqi, amerikanja Simone Biles, gjithsesi, ishte e dyta, jo e para.

Biles ishte e dyta pas Tang Xajing, me shpresë që kjo do të ishte edhe radhitja përfundimtare.

Por, Guan Chenchen nga Kina, me një rezultat 14.633, befasoi të gjithë.

Ajo fitoi medaljen e artë, duke lënë prapa bashkëkombasen Tang Xijing.

Kurse, Simone Biles u detyrua të pajtohej me medaljen e bronztë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore