Lajme

“Veprim hakmarrës”, MPJ njofton vendet e QUINT-it për bllokimin e kosovarëve në Serbi


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka njoftuar vendet e QUINT-it pasi qindra qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi në pikëkalimin kufitar me Kroacinë.

E jo kjo po ndodh sipas MPJ-së pas dështimit të propagandues kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se ky veprim hakmarrës ishte paralajmëruar para pak ditësh nga vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë”, thuhet në reagim.

Sipas MPJ-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

“Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore