Lajme

Venezuelё, beteja të përgjakshme midis policisё dhe bandave


Vazhdojnë betejat e përgjakshme midis forcave të sigurisë dhe bandave të armatosura në rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, Caracas.

Asnjë numër zyrtar i të vdekurve nuk ёshtё raportuar deri tani, por mediat lokale thonë se më shumë se 10 njerëz janë vrarë që prej fillimit tё luftimeve ditёn e mërkurë.

Qindra oficerë janë vendosur nё sekuestrimin e armёve dhe nё kёrkim tё drejtuesve tё bandave, të cilët kërkojnё të zgjerojnë territorin e tyre. Rreth 800 forca të sigurisë u raportua se po kryenin kontrolle shtëpi më shtëpi.

Një banor lokal i përshkroi pamjet “si të një lufte”.

Po ashtu imazhet e shpërndara në mediat sociale ditёn e premte, tregonin plumba të shpёrndarё gjithandej, nё lagjen Cota 905.

Në një prononcim për media, Ministri i Brendshëm Carmen Melendez tha, se oficerët kishin liruar qytetarët e rrëmbyer nga bandat dhe se nuk do tё tёrhiqeshin deri kur kjo tё ishte e nevojshme.

Qeveria e Venezuelës ka ofruar gjithashtu shpërblime deri në 500 mijё dollarё për çdo informacionin që çon në kapjen e bosëve të bandave.

Nga ana tjetër, grupet lokale të të drejtave të njeriut bënë thirrje për një de-përshkallëzim të dhunës, duke shprehur “shqetësimin e thellë për jetën dhe sigurinë” e banorëve vendas.

Ndërsa të shtënat duket se momentalisht kanë pushuar, dhjetëra civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre, të frikësuar nga tё shtёnat e mundshme.

Operacioni shënon herёn e parё tё njё sulmi tё pёrmasave tё tilla që autoritetet kanë kryer kundër bandave, sipas raportimeve të medias vendase AFP.

Qeveria akuzon opozitën, e cila sipas saj ka orkestruar dhunën me ndihmën e fuqive të huaja, me qëllimin e “sabotimit” të presidentit venezuelan, Nicolas Maduro.

Megjithatë mediat e opozitës shprehin të kundërtën duke i’a bashkangjitur fajin qeverisë në pushtet.

Një një editorial nga “El Nacional”, shkruhej se forca e bandës ishte “rezultat i qeverisë që u dha kriminelëve të gjitha llojet e përparësive”.

Situata në Venezuelë ka qenë problematike për vite me rradhë.

Politika pёr vite me rradhё në vend është pakënaqshme, shteti po vuan një hiperinflacion i rëndë me ndёrprerje të energjisё dhe mungesat nё ushqime dhe ilaçe.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore