Kosova

“Vendimin anti-kushtetues të Presidentes, do ta shqyrtojë Kushtetuesja”


Pas vendimit të Presidentes për shkarkim nga detyra e Kryetares së Komisioni Qendror Zgjedhor, Valdete Dakën, kjo e fundit mbajti konference për medie.

Këtë vendim të ardhur nga Osmani, Daka e cilësoi anti ligjor dhe anti kushtetues.

Ajo shtoi se “Presidentja e Kosovës, ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin tim”.

“Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim, jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me vetveten, por edhe qesharak”, ka shtuar Valdete Daka.

Daka gjithashtu shtoi se akuzat për vendime “të pa ligjshme” të drejtuara vetëm ndaj sajë janë të pa baza.

“Të akuzohem për mos punë dhe për vendimet kolegjiale të cilat janë marrë nga të gjithë anëtarët e KQZ-së dhe të ndëshkohem vetëm pse kam aplikuar Kushtetutën dhe Ligjin është absurditet i llojit të vet dhe sipas të gjitha gjasave vendim i porositur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore