Sport

Vëllezërit Klitschko: Duhet të qëndrojmë të bashkuar


Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Wladimir Klitschko së bashku më vëllain e tij, Vilati-n, kanë dhënë mbështetjen për vendin e tyre, Ukrainën, pas pushtimit luftës së nisur gjatë ditës së sotme nga Rusia.

Vëllezërit Klitschko përmes një video-mesazhi të publikuar në tre gjuhë, ukrainase, ruse dhe angleze, kanë bërë thirrje nga Evropa dhe Bota, që të ndihmohet vendi i tyre.

“Ftojmë partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës që ta shohin këtë luftë të pa kuptim dhe pa sens, e cila nuk do të ketë as fitues e as humbës”.

“Ne do të qëndrojmë të bashkuar kundër këtij agresioni rus. Mos lejoni të ndodh kjo në Ukrainë, pasi që po ndodh në Evropë dhe ndoshta edhe në botë. Së bashku jemi më të fortë, mbështeteni Ukrainën”, thonë vëllezërit Klitschko.

“Sot është një tragjedi e madhe, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën dhe botën. Forcat e Armatosura të Ukrainës po mbrojnë me heroizëm tokën tonë”.

“Ne do të qëndrojmë me vendosmëri dhe unitet të fortë për ta mbrojtur vendin tonë. Lavdi Ukrainës”, thuhet në videon e publikuar nga vëllezërit Klitschko.

Kujtojmë që Vitali Klitschko është një politikan ukrainas që aktualisht ka edhe pozitën e bashkiakut në Kiev, derisa Wladimir i është bashkuar forcave rezervë të ushtrisë ukrainase.

https://www.youtube.com/watch?v=9X0XQpgW5MY

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore