Lajme

Vela komenton protestat masive në Serbi: Fjalët e Vuçiç’it nuk kanë më peshë


Blerim Vela

Blerim Vela – shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka komentuar protestën e gjashtë me radhë në Beograd e thirrur nga opozita serbe, me sloganin “Serbia kundër dhunës”, kjo pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin e kaluar në Serbi, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Këto protesta, sipas Velës, kanë treguar se pretendimet paranojake të regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se Kosova po nxit protesta, janë të pavërteta, meqë populli i Serbisë e ka cilësuar këtë si propagandë dhe ka dalë në rrugë masovikisht.

Siç kanë raportuar mediat serbe në këtë protestë kanë marrë pjesë mbi 50 mijë qytetarë serbë.

“Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë”, ka shkruar fillimisht Vela në Twitter.

“Qoftë Maidan apo Pranvera Serbe, protestat vazhdojnë derisa Vuçiq të adresojë kërkesat e protestuesve”, ka shkruar ndër të tjera Vela.

Një nga kërkesat e protestuesve serbë është edhe dorëheqja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përveç kësaj, në mesin e kërkesave është edhe dorëheqja e drejtorit të policisë serbe, Bratislav Gashiç, dhe e drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë serbe (BIA), Aleksandër Vulin.

Ata janë duke kërkuar edhe zëvendësimin e trupit rregullativ për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që, sipas tyre, bëjnë thirrje për dhunë, dhe për tërheqjen e frekuencave për televizionet “Pink” dhe “Happy”.

“Vuçiç largohu”, dhjetëra mijëra pjesëmarrës në protestën e gjashtë të opozitës serbe

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore