Lajme

Vdes një 29-vjeçare në aksident


Ilustrim.

Një 29 vjeçare ka ndërruar jetë të enjten pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Skenderaj-Klinë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë”.

“Ndërsa, rreth orës 13:40 është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës viktima femër/kosovare e moshës rreth 29 vjeçare”, deklaroi Zahiti për AP.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Edhe të mërkurën, një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Kurse me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, për rastin ku një person kishte mbetur i lënduar në aksident të mërkurën, është njoftuar se të enjten ka ndërruar jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore