Lajme

Vdekje e dyshimtë në Kamenicë, Policia nis hetimet


Ilustrim.

Një person është gjetur i vdekur të hënën në Kamenicë, për të cilin po vlerësohet se ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Viktima mashkull  kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga Policia, është bërë e ditur edhe vdekja e një gruaje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi e njëjta kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku.

Sipas këtij institucioni rasti kishte ndodhur më 11 korrik, ndërsa viktima kishte vdekur të hënën me 17 korrik.

“E dyshuara kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar, me datë 17.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

Teksa në Prizren janë raportuar dy lëndime në vendin e punës, njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Për këtë rast, i arrestuari i dyshuar është dërguar në mbajtje dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në rrethana të panjohura dy punëtorë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit”.

Kurse, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore