Përballje

Vazhdon Liga e Kampionëve, e marta vjen me dy ndeshje interesante


Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe këtë të marte ku në plan janë për t’u zhvilluar dy ndeshje të fazës së 1/8-ve të finales.

Pa dyshim që vëmendja kryesore do të jetë në “Anfield”, aty ku Liverpool do të përballet me Real Madrid-n.

“The Reds” vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi në Premier Leauge, andaj do të kërkojnë që të marrin rezultat sa më të mirë në ndeshjen e parë.

Arthur, Luis Diaz, Konate dhe Thiago vazhdojnë të jenë mungesat e skuadrës angleze, derisa në dyshim është edhe Darëin Nunez që pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit.

Në anën tjetër, te madrilenët pritet të rikthehet Karim Benzema, kurse do të mungojnë Tchouameni, Kroos, Mendy e Mariano Diaz.

Edhe ndeshja tjetër e mbrëmjes pritet të jetë interesante, aty ku një prej ekipeve me formën më të mirë në Evropë, Napoli, do të përballet në udhëtim te Eintracht Frankfurt.

Në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, Napoli ka marrë po aq fitore, ndërkaq gjermanët kanë fituar dhe kanë barazuar nga dy ndeshje, kurse kanë humbur një.

Të dyja ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore