Lajme

Valdete Daka, i drejtohet Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar “Vendimin për shkarkim nga Presidentja”


Valdete Daka, Ish-Kryesuese e Komisionit Qendror Zgjedhor, duke dorëzuar te Avokati i Popullit kërkesën pYr shqyrtim të vendimit për shkarkim nga Presidentja

Ish-Kryesuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka dorëzuar këtë të mërkurë në zyrën e Avokatit të Popullit një kërkesë, për të shqyrtuar shkarkimin e sajë nga presidentja Vjosa Osmani.

“Ashtu siç e kam paralajmëruar, e kam dorëzuar ankesën time. Shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij, Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentit kur i kërkohet që ta dërgoj këtë kërkesë”, ka deklaruar Daka para gazetarëve.

Daka beson që pas gjashtë muajve kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dal nga BE-ja edhe Avokati i Popullit ka bazë ligjore që kërkesën time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Ajo tha se deri tani ka pritur se kjo çështje do të ngritët nga deputetët e Kuvendit.

“Kam prit, pasi kam konsideruar që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e kushtueshmërisë, por deputetët nuk kanë pas shumë gatishmëri”.

“Por edhe për shkak të zgjedhjeve nuk kam dashur që askush të mos e përdor për çështje politike”.

“Nuk jam ankuar në gjykata tjera pasi konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit, kjo mund të bëhet nga Gjykata Kushtetuese”.

“Është për të ardhur keq që një juriste dhe e para e shteti të thotë që unë kam ndërhy në vendimet në PZAP-së, në qoftë se presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje të pa ligjshme është dashur të bëjë kallëzim penal, e jo të më shkarkoj”.

Valdete Daka, Ish-Kryesuese e Komisionit Qendror Zgjedhor, duke dorëzuar te Avokati i Popullit kërkesën pYr shqyrtim të vendimit për shkarkim nga Presidentja

Zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku, ka thënë për Albanian Post se është shumë herët të flitet për hapat e mëtejmë që ky institucion d të ndërmarrë.

“Duhet të shikojmë kërkesën njëherë, jemi në fillim të procedurës dhe do ta trajtojmë sipas mandatit që ka Avokati i Popullit”, ka thënë Çollaku.

“Është shumë herët për të thënë këtë”, ka deklaruar Çollaku kur u pyet nëse rasti do të përcillet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, “sepse tek sot është pranuar si rast, duhet të trajtohet së pari”, ka deklaruar shkurtimisht Çollaku për AP.

Më 14 Qershor të këtij viti, një dit pas shpalljes së datës së Zgjedhjeve Lokale, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga polizta e Kryesueses së KQZ-së, Valdete Dakën.

Në fillim ajo e kishte ftuar Dakën në zyrën e sajë për të biseduar, ku i kishte kërkuar që “ose të jap dorëheqje dhe të marrë mirënjohje, ose do t’a shkarkoj”.

Daka më pas në një konferencë për medie se nuk ka pranuar të jap dorëheqje pasi që të gjitha veprimet e sajën kanë qenë komfor ligjit për KQZ-në dhe zgjedhjet.

Ky ka qenë mandati i dytë i Dakës në KQZ, nga i cili kishte konsumuar vetëm një vit dhe kishte edhe katër vite të tjera përpara.

Si udhëheqëse e Komisionit Qendror Zgjedhor, Daka ishte emëruar në vitin 2010.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore