Shqipëria

Vakancat në Kushtetuese, KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka dërguar Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Kushtetuese.

Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë është renditur i pari gjyqtari i apelit Ilir Toska, aktualisht anëtar i Këshillit të lartë Gjyqësor.

Toska është vlerësuar me 85.44 pikë, ndërsa i ka kaluar të dyja shkallët e vettingut.

Në listën e KED është renditur e dyta gjyqtarja Manjola Xhaxho me 83.34 pikë, ndërsa e treta gjyqtarja Holta Zaçaj me 82.2 pikë.

Lista e renditjes nga KED i është drejtuar Gjykatës së Lartë e cila do të përzgjedh një nga tre kandidatët. Gjykata e Lartë propozon dhe ka të drejtë emërimi për tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga nëntë që ka gjithsej ajo.

Tre përzgjidhen nga presidenti dhe tre të tjerët nga Parlamenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore