Muzikë

“Utopia”, albumi më i ri nga Travis Scott


Rep artisti amerikan, Travis Scott tanimë ka publikuar albumin e tij të ri, të titulluar “Utopia”.

Scott fillimisht kishte planifikuar të performonte këngë të reja nga albumi gjatë një koncerti në Piramidat e Gizës, por ai u anulua më 26 korrik për “çështje komplekse të prodhimit”, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Koncerti në fjalë, është ende duke u ricaktuar por deri më tani nuk është bërë e ditur ndonjë datë e saktë.

Ylli i hitit “The London”, në albumin e ri ka sjellë edhe bashkëpunime me emrat më të mëdhenj në diskografinë botërore, përfshirë “Delresto” me Beyonce, “Meltdown” me Drake si dhe “Telekinesis” me SZA dhe Future.

Dhe jo vetëm. Bashkepunime Scott ka pasur edhe me Guy-Manuel de Homem-Christo e Draft Punk në këngën “Modern Jam”, pastaj “Circuz Maximus” me Swwae Lee dhe The Weeknd, me Arie në “Skitzo” si dhe me Dave Chappelle në “Parasail”.

Para “Utopia”, Scott ngacmoi albumin duke lëshuar disa këngë të reja dhe duke filluar një rezidencë në klub nate të quajtur “Rruga drejt Utopisë”.

Një film shoqërues i albumit të titulluar “Circus Maximus”, me punë nga pesë regjisorë të ndryshëm, u njoftua në fillim të kësaj jave.

Ky është albumi i parë i plotë i Scott-it pas Festivalit të tij fatkeq “Astroworld” të vitit 2021 në Hjuston, ku një përplasje e turmës la 10 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore