Kosova

“Ushtari i UÇK-së është superheroi magjik i shqiptarëve”, organizatorët e marshit falënderojnë shqiptarët për pjesëmarrje masive në marsh


“Ushtari i UÇK-së ka trajtën e një superheroi magjik”, ka thënë Ismali Tasholli, njëri nga organizatorët e marshit madhështor në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Si fëmijë nuk arrija ta kuptoja drejtpeshën e asaj që po ndodhte, por një gjë ishte e qartë: si në filma epik ishte një betejë mes të mirës dhe së keqes, mes lirisë dhe robërisë, mes jetës dhe vdekjes”, tha Tasholli nga platforma Liria ka Emër.

“Unë, sikur të gjithë meshtarët e mi e kam ndjerë në palcë pa barazinë”, por “ushtari i Lirisë e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtari i së mirës, lirisë dhe jetës. Të tillë kanë qenë pjesëtarët e UÇK-së”.

Organizatorja tjetër, Eliza Hoxha, ka qenë e shkurtër në fjalim. Ka falënderuar pjesëmarrësit e shumtë, derisa ka thënë se “UÇK na bashkon të gjithëve, pa dallim”.

Gjithashtu, tha se “thirrja për drejtësi na bashkon”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore