Shëndet

Ushqimet që duhet të shmangni pas një ataku në zemër


Nje pacient i shtrire ne spital pas nje ataku ne zemer

Pas një ataku në zemër, trajtimi duhet të përqendrohet në parandalimin e një ataku të ardhshëm ose ndonjë ndërlikimi të lidhur me të siç mund të jetë goditja në tru.

Ushqimi që ju konsumoni ka një efekt në funksionimin e trupit tuaj, duke përfshirë këtu edhe zemrën. Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut për një sulm tjetër në zemër.

Shqyrtimi i një plani ushqimor ose diete mund t’ju ndihojë, këtu janë disa ushqime të cilat duhet t’i shmangni.

Ushqimet që duhen shmangur

Si rregull, ju duhet të shmangni sheqerin e tepërt, kripën dhe yndyrnat e pashëndetshme. Kjo vlen veçanërisht pasi keni përjetuar një atak në zemër.

Më poshtë është një listë e pjesshme e ushqimeve që duhen kufizuar ose shmangur: ushqimi i shpejtë, të gjitha ushqimet e konservuara, sheqernat, ushqimet e ngrira dhe të përpunuara, biskotat dhe ëmbëlsirat

Për një zemër të lumtur, kufizoni marrjen e yndyrave të ngopura dhe shmangni plotësisht yndyrat trans (që gjenden në vajrat e hidrogjenizuara).

Yndyra e ngopur nuk duhet të përbëjë më shumë se 6 përqind të marrjes totale të kalorive ditore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni kolesterol të lartë.

Për të menaxhuar presionin e gjakut, kufizoni marrjen e përditshme të natriumit në 1500 mg ose më pak.

Pyesni mjekun tuaj nëse pijet me kafeinë, si kafeja dhe çaji, janë të përshtatshme për zemrën tuaj. Shijoni këto pije me moderim pa krem, qumësht ose sheqer të shtuar.

Ushqimet e shpejta te cilat duhen shmangur
Po suplementet?

Trupi juaj i përpunon suplementet ndryshe nga ushqimi, kështu që ka të ngjarë të thithni më shumë nga ushqimet aktuale sesa pilulat e prodhuara.

Suplementet në përgjithësi konsiderohen nëse nuk merrni mjaftueshëm lëndët ushqyese që ju nevojiten nga dieta juaj.

Nëse jeni vegjetarian, mund të mos merrni mjaftueshëm vitaminë B-12 ose hekur. Mjeku juaj mund të urdhërojë analiza për të kontrolluar këto lëndë ushqyese në gjakun tuaj. Ata do të rekomandojnë suplemente nëse nivelet tuaja janë të ulëta.

Ata gjithashtu mund të sugjerojnë marrjen e një suplementi të vajit të peshkut nëse hani pak ose aspak peshk.

Nga ana tjetër, disa suplemente mund të jenë të dëmshme për shëndetin e zemrës. Beta-karoteni është një shembull. Kjo formë e vitaminës A është treguar se rrit shanset për të pasur një sulm tjetër në zemër.

Sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë suplement. Ata mund t’ju këshillojnë se cilat janë të sigurta për ju që të merrni.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore