Shqipëria

Ushqimet me rritjen më të lartë për janarin 2023


Për muajin janar të këtij viti, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 7,1 për qind.

Kështu rezulton nga një raport i fundit i INSTAT-it mbi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin janar të vitit 2023.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8 për qind vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6,9 për qind dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7 për qind.

Më tej rendit grupi “Veshje dhe këpucë” me 5,3 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6 për qind dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1 për qind.

Po ashtu grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4 për qind, “Shërbimi arsimor” me 3,1 për qind, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2,2 për qind secili dhe “Komunikimi” me 1,1 për qind.

Kurse ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, po për muajin janar të vitit 2023, është 1,1 për qind.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8 për qind, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,7 për qind dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4 për qind.

Ndërkohë, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë ndikuar me 0,3 për qind secili.

Ndërsa grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 për qind secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,2 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore