Lajme

USAID lavdëron Kosovën, Gërvalla: Pasojë e zgjedhjeve


Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ndihet krenar me punët e qeverisë në fushën e biznesit, pas një postimi të bërë nga administratorja e USAID-it, Samantha Power, e cila e lavdëroi Kosovën në këtë fushë.

Sipas Gërvallës, kjo vjen si rezultat i zgjedhjeve.

“Pasoja e zgjedhejve”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

“Kosova është e hapur për biznes. Vendi ka krijuar një Gjykatë Tregtare të specializuar për të menaxhuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme mosmarrëveshjet e biznesit. Trajtimi i korrupsionit tërheq investitorët ndërkombëtarë dhe përmirëson besimin e sektorit privat në gjyqësor, një lëvizje e madhe përpara”, ka shkruar në Twitter, administratorja e USAID, Samantha Power.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore