Kosova

UNMIK-u dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Veri, thërret për vetëpërmbajtje


Ilustrim

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Caroline Ziadeh, ka dënuar ashpër sulmet e njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Veriun e vendit.

Ajo përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, është shprehur Ziadeh.

Mjeti piroteknikë me të cilin është sulmuar Policia e Kosovës

Ndryshe zyrtarët policorë, janë sulmuar sërish në Veri, në orët e hershme të së shtunës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës, ku mes tjerash thuhet se rreth orës 03:10 minuta në Sharpej të Jarinjes kanë ndodhur dy shpërthime që dyshohet të jenë nga mjetet piroteknike.

Marrë për bazë njoftimin zyrtarë, thuhet se sulmi është organizuar nga territori i Serbisë.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale.

Sulmi i së shtunës nuk është i pari, të premten e 15 prillit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme për media kishte bërë të ditur se Polica e Kosovës është sulmuar për tri herë radhazi në Veri të Kosovës.

Sulmi i fundit, ka thënë Sveçla, ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për ta bërë ndërrimin në pikat kufitare”.

“Ky sulm tashmë me granate dore dhe A47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Sveçla, që në konferencë ishte bashkë me Drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti.

Sveçla, bëri të ditur se sulmet janë duke u kryer në forma të ndryshme, mirëpo në të njëjtën zonë.

“Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore