Lajme

Ukraina vendos Ligjin Marshall


Orë ferri në Ukrainë ku vijojnë bombardimet nga ajri drejt qyteteve kryesore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vendosur ligjin ushtarak dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë në një fjalim të shkurtër gjatë së enjtes.

Hera e fundit që përsëritej një situatë e tillë vendimmarrjeje ishte pikërisht viti 2018.

Qeveria ukrainase vendoste ligjin ushtarak në 10 nga 25 provincat e saj.

Kjo do të bëhej hera e parë që qeveria e vendit e ndërmerrte këtë hap qëkurse Ukraina u bë e pavarur në vitin 1991.

Asokohe, shpallja e ligjit ushtarak vinte si përgjigje ndaj sulmit të Rusisë dhe konfiskimit të mëvonshëm të tre anijeve të marinës ukrainase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore