Lajme

Ukraina pushtohet, Rusia feston aneksimin e Krimesë


Evropa po kalon ndër ditët më të vështira në historinë e saj moderne, pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, ku luftimet ende vijojnë të jenë të përgjakshme, me viktima çdo ditë.

Të dyja palët po e vuajnë këtë barrë lufte, pasi ukrainasit po tregohen qëndrestarë dhe po i shkaktojnë humbje të shumta Ushtrisë ruse, me mijëra ushtarë të vrarë e qindra mjete luftarake të shpërbëra.

Por, situata shumë serioze e konfliktit në Ukrainë, duket se nuk i shqetëson shumë vetë rusët që jetojnë në territorin siberian.

Ata jo vetëm janë të pashqetësuar, por duken edhe… entuziastë?!

Një video e fundit, që po qarkullon në rrjet nga stadiumi Luzhniki në Moskë, tregon një koncert të madh që po zhvillohet, ku mbizotërojnë flamujt kombëtarë rusë.

Arsyeja?

Përvjetori i aneksimit të rajonit të Krimesë, në vitin 2014…

Po! Është pikërisht aneksimi rus i gadishullit strategjik ukrainas, arsyeja e mbledhjes së mijëra njerëzve në Luzhniki. Një pamje tërësisht e pazakontë, kur e mendon se Rusia jo vetëm është në luftë me Ukrainën, por është në luftë me pjesën më të madhe të botës, duke parë masat sanksionuese të superfuqive të mëdha ndaj Kremlinit dhe luftën diplomatike që po zhvillohet.

Një luftë, të cilën duket se vetë rusët, nuk e bitisin shumë! Teksa mendjen e kanë te gëzimi i asaj ç’kanë korrur në vitin 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore