Sport

UEFA përcakton 18 gjyqtarët e Euro 2024


Daniele Orsato

UEFA ka shpallur 18 gjyqtarët që do të thirren për të arbitruar ndeshjet e Euro 2024 që do të nisin më 14 qershor në Gjermani dhe ku Italia do të synojë të mbrojë titullin evropian të fituar tre vjet më parë në “Wembley” kundër Anglisë.

Përgjegjësia për zgjedhjen e gjyqtarëve të kompeticionit ra mbi Komitetin e Arbitrave të UEFA-s të drejtuar nga Roberto Rosetti, i cili përfshinte edhe një arbitr argjentinas, Facundo Tello, si pjesë e bashkëpunimit midis UEFA-s dhe Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL.

Prandaj Tello do të gjykojë disa ndeshje të kompeticionit së bashku me dy asistentë, gjithashtu argjentinas, Gabriel Chade dhe Ezequiel Brailovsky.

Lista e 18 gjyqtarëve të zgjedhur:

Artur Soares Dias (Portugali)

Jesus Gil Manzano (Spanjë)

Marco Guida (Itali)

Istvan Kovacs (Rumani)

Ivan Kruzliak (Sllovaki)

François Letexier (Francë)

Danny Makkelie (Holandë)

Szymon Marciniak (Poloni)

Halil Umut Meler (Turqi)

Glenn Nyberg (Suedi)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Sandro Scharer (Zvicër)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Clement Turpin (Francë)

Slavko Vincic (Slloveni)

Felix Zwayer (Gjermani)

UEFA shton numrin e lojtarëve në Euro 2024

UEFA pritet gjithashtu të miratojë edhe shtimin e numrit të lojtarëve në skuadrat e kualifikuara në Euro 2024.

Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani këtë verë, me 24 ekipe nga i gjithë kontinenti që luftojnë për të drejtën për të pretenduar titullin e ekipit më të mirë të Evropës, me Italinë mbajtëse aktuale.

Si UEFA, për Euro 2020, ashtu edhe FIFA, për Botërorin 2022, kishin lejuar të gjithë trajnerët të zgjidhnin 26 lojtarë, duke i gjykuar si të jashtëzakonshme rrethanat në të cilat ndodhën këto dy ngjarje. E para menjëherë pas Covid-it dhe e dyta në dimër, në mes të sezonit sportiv.

Ishte parashikuar që kufijtë të ktheheshin në normalitet këtë vit, megjithatë një votim të hënën në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s ka dhënë dritën jeshile për skuadrat me 26 lojtarë.

Votimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në një ndryshim të vendosur, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s duhet së pari të sanksionojë një ndryshim formal të rregullit, megjithëse tregon se skuadrat me 26 lojtarë mund zyrtarizohen së shpejti.

Sugjerimi fillimisht ishte ngritur dy javë më parë në Dusseldorf të Gjermanisë në një takim të menaxherëve të ekipeve kombëtare.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s nuk do të mblidhet për gati një muaj, 22 maj, megjithëse ky vendim mund të ratifikohet nga distanca. Një eventualitet i tillë mund të ndodhë edhe më vonë këtë javë.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është në mesin e atyre që kishin kërkuar një listë të zgjeruar për Euro 2024. Megjithatë, Sylvinho i Shqipërisë ishte kundër saj.

8 qershori është përcaktuar nga UEFA si data e fundit kur trajnerët e ekipeve kombëtare të kualifikuara në Euro 2024 do të dorëzojnë listën përfundimtare me lojtarët e thirrur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore