Lajme

Udhëtim hapësinor me Bezos? Ja sa duhet të paguani!


Gjithkush mund të ngjitet në bord në anijes hapësinore Blue Origin, në pronësi të Jeff Bezos, për të kryer një ngjitje 11-minutëshe në orbitë me këtë të fundit, por përtej fatit që duhet për të siguruar biletën, bashkëngjitur vjen edhe një çmim i kripur i saj.

Plot 4 milionë dollarë dhe shpejtësi në vënien e tyre në dispozicion për kompaninë a manjatit amerikan!

Këto janë kërkesat për ta siguruar atë.

Një audit për këtë biletë do të krijohet nga Blue Origin të dielën mbi udhëtimin. Pritshmëritë janë që ky audit të mbyllet brenda pak minutash, për shkak edhe të kërkesave të larta mbi udhëtimin e pazakontë.

Mbi të gjitha, emri i blerësit, nuk do të bëhet i ditur. Kjo, edhe për faktin sepse ai ose ajo, pritet të jetë një person i njohur publik dhe me pasuri të madhe. Ndaj, anonimati është thelbësor në këto raste.

Anija kozmike do të ngrihet nga baza e Texas-it më 20 korrik. Në hapësirë, ajo pritet të qëndrojë diku tek 11 minuta. Kjo sipërmarrje, pritet të jetë hapi i parë drejt udhëtimeve hapësinore komerciale.

Bezos është vetëm një nga tre pasanikët e mrekulluar nga zbulimi i universit. Midis tij, Elon Musk-ut dhe Richard Branson-it, Bezos do të jetë i pari, i cili do të tentojë ngjitjen jashtë orbite.

Një audit paraprak i kompanisë ndërkaq, ka zbuluar se mbi 6 mijë njerëz pritet të marrin pjesë. Nga të dhënat paraprake, nuk do të ketë shifra më të ulëta se 4 milionë dollarë.

Por, mbi këtë, duhet pritur zhvillimi i plotë i aludimit, edhe pse personin fitues, nuk do ta zbulojmë. Të paktën, jo deri në çastin e nisjes së Blue Origin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore