Lajme

Uber/ Marrëveshje për të përfshirë taksitë e New York-ut në aplikacion


Dikur, kompania transportuese Uber zhvilloi një betejë të ashpër kundër industrisë së taksive. Kurse tani është duke u bashkuar me taksitë e New York-ut.

Kjo referuar një partneriteti të ri që do t’i lejojë përdoruesit të përshëndesin taksitë e qytetit përmes aplikacionit dhe t’i lejojnë drejtuesit e taksive të pranojnë udhëtime nga klientët e Uber-it.

Lëvizja u ofron përdoruesve të kompanisë një mori shoferësh të rinj në qytet dhe shoferëve qasje në më shumë klientë.

Përmes partneritetit platforma e Uber-it do të integrohet me dy aplikacione që shoferët tradicionalë të taksive kanë adoptuar për të qëndruar konkurrues në epokën digjitale, Curb dhe Arro.

Arro, i operuar nga Creative Mobile Technologies (CMT) dhe aplikacioni tjetër Curb, i lejojnë përdoruesit të përdorin taksitë e licencuara drejtpërdrejt nga telefonat e tyre.

Një nga drejtuesit e Uber-it, Guy Peterson, ka thënë se kompania është “e entuziazmuar të fillojë partneritetin me Curb dhe të lejojë përdoruesit e Uber-it të kenë akses të menjëhershëm në rrjetin e taksive të Curb-it”.

Sipas Peterson, Uber-i shpreson të zgjerojë bashkëpunimin përtej zonës së New York-ut së shpejti, duke përdorur një flotë të re masive shoferësh në mbarë vendin.

Në New York, platformat e tilla kanë një histori unike dhe të ndërlikuar, të shënuar nga një sërë betejash rregullatore të profilit të lartë dhe tensione me industrinë tradicionale të taksive.

Gjigantët si Uber-i përmbysën sistemin afatgjatë të taksive, një treg i krijuar nga rregullatorët dhe sektori privat që mbikëqyrte industrinë zyrtare të taksive të qytetit.

Institucioni, ndonëse duket se u ofron shoferëve të ardhura të qëndrueshme dhe rrugë të daljes në pension, është vënë nën kritika për praktikat e tij të supozuara grabitqare në vitet e fundit.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore