Shqipëria

U qëllua me armë në Shkodër, ish-kryetari i PS-së: Nuk kam konflikt me askënd


Pamje ilustruese

Mëngjesin e 4 shtatorit, në Shkodër, është plagosur me armë zjarri një 54-vjeçar. Për pasojë ai është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përkatësisht i plagosuri shtetasi N. H., mësohet së është ish-kryetari i Partisë Socialiste në Vau Dejës. Aktualisht mban postin e delegatit të PS-së.

Ai u qëllua me dy plumba në këmbë. Ndërkohë, autori është larguar me shpejtësi me një motor, menjëherë pas ngjarjes.

Në një dëshmi për mediat pasi doli nga salla e operacionit, 54-vjeçari ka pohuar se nuk e di arsyen e tentativës. Më tej shtoi se nuk ka pasur konflikt me askënd.

Nga ana tjetër grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore