Aplikacione

U publikua versioni beta i ‘Threads’ për Android


Meta ka njoftuat se një program beta i Threads për Android është publikuar, sipas njoftimit të një inxhinieri të kompanisë.

Ky version beta ofron përdoruesve qasje të hershme në veçoritë e reja dhe gjithashtu përmirëson gabimet, por siç ndodh me shumë programe beta, ka rrezik kur shkarkohet një aplikacion i paqëndrueshëm.

Threads u publikua të mërkurën dhe deri tani ka tërhequr mbi 70 milionë përdorues.

23 Android Tips and Tricks for Getting the Most From Your Phone

Megjithëse platforma ende nuk ka disa veçori kyçe si mesazhet, “Following”, dhe një version të plotë të uebit, sipas TechCrunch, programi i ri beta mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyeshme për përdoruesit që dëshirojnë të përfitojnë nga veçoritë e reja.

Një njoftim për programin beta tregon se “disa të dhëna të caktuara të përdorimit të aplikacionit do të mblidhen dhe ndahen me zhvilluesin për të ndihmuar në përmirësimin e aplikacionit”. Në të njëjtin njoftim paralajmërohet se “versionet e testimit mund të jenë të paqëndrueshme”.

Regjistrimi për të qenë pjesë e programit beta është i hapur, kështu që kushdo që ka një pajisje Android mund të bashkohet në program dhe të provojë veçoritë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore