Lajme

U akuzua për keqpërdorim, Rizvanolli thotë se s’është e qartë nëse ka bazë për t’u ngritur aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit


Artane Rizvanolli

Ndonëse u arrestua nën dyshimin se keqpërdori një tender prej 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA” dhe partnerin vendor “Bujar B. Shala B.I.”, rreth kryerjeve të punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se nuk është e qartë nëse ka bazë për t’u ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.

Sipas saj dikasteri të cilën ajo e drejton është në pritje nëse do të ngrihet aktakuzë ose jo për ish-drejtorin e KEK-ut.

“Kemi parë një rast të mbajtjes në paraburgim të Krasniqit, pastaj lirimin me disa kufizime, mirëpo ende nuk është e qartë nëse do të ngrihet apo nëse ka bazë për t’u ngritur aktakuzë”, ka thënë ajo, në një intervistë për KTV.

Pavarësisht se kjo korporatë ka mbetur vetëm me ushtrues detyre, sipas Rizvanollit po bëhet punë stabile në të.

“Është arritur që përkundër vështirësive që kanë qenë, ndryshimeve etj, ndërmarrja funksionon në mënyrë stabile. Bordi dhe menaxhmenti i kanë përfunduar me sukses disa procese të rëndësishme, duke përfshirë ndërhyrjet në Kosovën A, është me rëndësi për të thënë dilatimet në dy blloqet e termocentralit Kosova B, që na ka mundësuar që në dimër të hyjmë me një rehati relativisht, duke i pasur dy blloqe të A-së dhe dy blloqe të B-së në funksion dhe për rezervë një bllok të A-së”, ka shtuar ajo.

Dallaveret e Nagip Krasniqit – Si ia dha kundërligjshëm tenderin mbi 630 mijë euro kompanisë greke

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore