Lajme

Twitter në humbje pas bllokimit të Trump-it


Aksionet e Twitter-it ranë më shumë se 2%.  Kjo ndodhi pasi Twitter-i pezulloi përfundimisht llogarinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA),  Donald Trump, më 6 janar.

Ky vendim u mor për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës, pas bastisjes së Capitol-it nga protestuesit pro-Trump.

Presidenti numëronte 88 milionë ndjekës në Twitter.  Aksionet u këmbyen me 50 dollarë, duke rënë  2.4% nga çmimi.  Kujtojmë se dhe media të tjera kanë bllokuar llogaritë e presidentit Trump, pas deklaratave të tij, kundrejt certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Senati./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore