Bota

Turqia kërkon testin anti-Covid për udhëtarët


Turqia ka njoftuar se pas datës 28 dhjetor, të gjithë pasagjerët që do të hyjnë në këtë shtet do të duhet të kenë testin negativ të Covid-19. Kjo masë do të zbatohet deri në 1 mars të vitit 2021.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, bëri me dije përmes një postimi në median sociale “Twitter” se udhëtarët duhet të kenë me vete një test negativ për koronavirusin, të kryer në 72 orët e fundit.

Ky vendim do të vlejë për të gjitha llojet e udhëtimit. Nëse udhëtarët nuk do të kenë testin negativ, atëherë do t’i nënshtrohen karantinës sapo të arrijnë në destinacion.

Udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Afrika Jugore, apo që i kanë vizituar këto vende dhjetë ditët e fundit, duhet të kenë testin negativ dhe t’i nënshtrohen karantinës për shatë ditë minimumi. Pas kësaj do t’i nënshtrohen testit të dytë.

Turqia rezulton si një nga vendet me numrin më të madh të infektimeve me Covid-19 në mbarë botën, me një mesatare javore prej më shumë se 20 mijë rastesh.

Bëjmë me dije se numri total i vdekjeve si pasojë e sëmundjes së koronavirusit ka arritur në 19 mijë e 371.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore