Sport

“Turkish Airlines” pritet të bëhet sponsori kryesor i Inter-it


Mediat italiane sugjerojnë se Inter-i është duke negociuar një marrëveshje të mundshme me kompaninë, “Turkish Airlines” për t’u bërë sponsori i tyre kryesor i fanellës.

Zikaltërit i dhanë fund një partneriteti 26-vjeçar me sponsorin Pirelli në vitin 2021, një lëvizje që shqetësoi tifozët duke marrë parasysh natyrën ikonike të logos në fanellat e klubit.

“Socios” mori përsipër sponsorin e fanellave për sezonin 2021-22, por zgjati vetëm një vit përpara se të zëvendësohej nga “DigitalBits”.

Partneriteti i Interi-t me “DigitalBits” ishte një fatkeqësi. Sponsori nuk arriti të bënte një pagesë të vetme dhe përfundimisht logoja e tyre u hoq nga bluzat e klubit, duke i lënë ata me një pamje më të pastër por më të qartë për fazat e fundit të kësaj fushate.

Siç raporton “Calciomercato”, Inter-i është në negociata të avancuara me “Turkish Airlines”, duke diskutuar idenë që ata të bëhen sponsorët kryesorë të fanellës.

Mesfushori Hakan Calhanoglu po luan një rol në bisedime, duke qenë një lidhje e mirë mes dy palëve.

“Turkish Airlines” tashmë sponsorizon një numër klubesh të tjera futbolli, duke përfshirë klubet turke, Galatasaray dhe Trabzonspor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore