Sport

Tuchel, kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe


Thomas Tuchel është kandidat kryesor për ta marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë.

Trajneri gjerman është i papunë, që prej se u shkarkua nga posti i trajneri të Chelsea-t në fillim të këtij sezoni.

Pas një nisjeje aspak të mirë me Chelsea-n në Premier League dhe në Ligën e Kampionëve, Tuchel u shkarkua nga posti i trajnerit dhe vendin e tij e mori Graham Potter.

Dhe, sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, ish-trajneri i Dormund-it mund ta marrë drejtimin e kombëtares së “tre luanëve”.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë para Kupës së Botës që do të fillojë për më shumë se një muaj në Katar.

Mirëpo, varet e gjitha prej rezultateve të trajneri aktual të Anglisë, Gerath Southgate, i cili mund të shkarkohet pas Botërorit në rast të rezultateve të dobëta.

Sa i përket formës momentale, Anglia nuk ka kaluar në periudhë aq të mirë. Në Ligën e Kombeve ata zbritën një nivel më poshtë, pra nga Liga A në Ligën B.

Anglia barazoi dy sfidat me Gjermaninë, u mund nga Italia dhe në shtëpi u deklasua nga Hungaria me rezultatin 4:0.

Megjithatë, “tre luanët” në drejtimin e Southgate në dy turne kryesorë pati ecuri për t’u vlerësuar.

Në Kupën e Botës “Rusi 2018” arriti në  gjysmëfinale, ndërsa në “Euro 2020”, në finale, të cilën e humbën nga Italia në ekzekutimin e penalltive.

Por, gjithçka varet nga suksesi në Botërorin e ardhshëm, ku Anglia nuk ka fituar një garë të rëndësishme prej shumë kohësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore