Uncategorized

Trump do të vizitojë kufirin jugor të Meksikës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të udhëtojë në qytetin jugor të Alamo-s, në Texas, afër kufirit të Meksikës. Pritet që Trump të përdorë një nga ditët e tij të fundit për të theksuar përpjekjet e administratës së tij për të frenuar imigracionin e paligjshëm.

Kjo do të jetë dalja e tij e parë publike që nga 6 janari. Kujtojmë që në fjalimin e tij, Trump mbështeti protestuesit Presidenti në largim deklaroi se zgjedhjet presidenciale janë vjedhur.  Ai i mbështeti protestuesit e tij të “luftojnë” përpara se ata të sulmonin Capitol-in.

Visita e presidentit në Texas, vjen  në kohën që Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate po  vazhdon përpjekjet për të hequr Trump-in nga detyra.

Imigracioni ka qenë në fokusin kryesor gjatë fushatës së Trump-it për president në 2016. Thirrjet për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë kanë qenë të shpeshta.

Administrata e Trump-it ka mbikëqyrur ndërtimin e rreth 450 miljeve të murit kufitar. Shumica dërrmuese e ndërtimit zëvendësoi pengesat ekzistuese të vendosura përgjatë kufirit.

Visita e tij vjen një ditë pasi Sekretari i Sigurisë së Brendshmë, Chad Wolf-i, dha dorëheqjen.

Përpara udhëtimit të Trump në Alamo, Qendrën e Ligjit të Varfërisë Jugore (SPLC) bëri thirrje që vizita të anulohej. Kjo vizitë do të nxiste vetëm dhunë.

“Për vite me radhë, komunitetet në kufi i kanë rezistuar axhendës fanatike të kësaj administrate. Janë këto komunitete, nga San Diego në Broënsville, të cilët i janë nënshtruar një dhune të pandërgjegjshme ,të ndezur nga retorika anti-emigrante dhe politikat ksenofobike “, tha në një deklaratë Efrén Olivares, zëvendës drejtori ligjor i Projektit të Drejtësisë Emigruese, në SPLC./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore