Muzikë

Troye Sivan zbulon datën e publikimit të albumin e tretë në studio – “Something to Give Another”


Këngëtari australian, Troye Sivan ka njoftuar datën e publikimit për albumin e tij të tretë të ardhshëm në studio, që do të titullohet “Something to Give Another”.

Koleksioni i përshkruar si një “festë e seksit, vallëzimit, djersës, komunitetit, çuditshmërisë, dashurisë dhe miqësisë” do të publikohet më 13 tetor.

Albumi u shfaq paraprakisht më 13 korrik. me këngën kryesore “Rush”, që u mirëprit nga fansat e Sivan, që në minutat e parë të publikimit.

Në një deklaratë në lidhje me këngën, bashkë-ylli i “The Idol”, Sivan tha se “Rush” – “është ndjenja e puthjes së një të huaji të djersitur në një pistë vallëzimi, një takim 2 orësh që u kthye në një fundjavë, një dashuri, një dimër, një verë”.

“Festë pas feste, pas festës. Të gjitha përvojat e mia nga një kapitull ku ndihem i sigurt, i lirë dhe i çliruar. I pavarur, por disi më i lidhuri me muzikën dhe komunitetin rreth meje”, ka shtuar ai.

Videoja e duhur sensuale dhe e djersitur e drejtuar nga Gordon von Steiner për “Rush” ka për qëllim të evokojë, “grupe të mëdha njerëzish që ndjejnë gëzimin e jetës dhe seksit”, sipas një njoftimi që njofton projektin.

Në klip, Sivan merr pjesë në një festë ditore hedoniste, në të cilën argëtuesit kryejnë rutina kërcimi koreografike mbresëlënëse në një magazinë të braktisur.

Sivan shkroi albumin me Oscar Görres (Taylor Swift, Sam Smith), Ian Kirkpatrick (Dua Lipa, Britney Spears), Leland (Selena Gomez, Ava Max) dhe Styalz Fuego (Khalid, Imagine Dragons).

Këngëtari dhe aktori me origjinë australiane ngacmoi së fundmi se ishte duke përgatitur albumin e tij të parë në gjysmë dekade.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore