Lajme

Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Vushtrri


Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të martën në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si pasojë e aksidentit tre-(3) persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.

Policia e Kosovës.

Tutje, Zahiti ka sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

“Aksident trafiku me lëndime, i  ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishinë segmenti rrugor në fshatin  Debërllukë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur  se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore