Sport

Tre klube spanjolle, në garë mes Europa Ligës dhe Konferencë Ligës


Real Betis-i, Real Sociedad-i dhe Villarreal-i janë tre skuadrat e La Ligës që luftojnë për të marrë pjesë në Ligën e Europës ose Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në La Liga, Sociedad-i ka 59 pikë, Betis-i 58 pikë dhe Villarreal-i 58 pikë.

Në bazë të renditjes aktuale, Sociedad-i dhe Betis-i shkojnë në Ligën e Europës dhe Villarreal-i në atë të Konferencës.

Dallimet mes dy garave të UEFA-s janë më shumë se sa sportive. Klubet që shkojnë në Ligën e Europës përfitojnë 30% më shumë të ardhura se ato në Ligën e Konferencës.

Pjesëmarrja në Ligën e Europës u garanton klubeve spanjolle 12 milionë euro, ndërsa në Ligën e Konferencës vetëm 7.5 milionë euro. Këtu normalisht shtohen edhe të ardhurat nga ndeshjet, të drejtat televizive, kualifikimi i mëtejshëm etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore