Sport

Tre kandidatët kryesor për të nënshkruar Martial


E ardhmja e Anthony Martial duket se do të qëndrojë larg Old Trafford, me francezin që dëshiron të largohet nga Manchester United në janar ose verë në mënyrë që të gjejë një klub në të cilin ai do të luaj rregullisht.

Me hapjen e merkatos në fillim të janarit, Martial shpreson të ketë klube që e kërkojnë në mënyrë që të largohet nga Manchester United pas gjashtë vitesh e gjysmë.

Por cilat klube mund t’i drejtohen francezit këtë dimër? Këto janë disa nga destinacionet e mundshme për Martial.

Paris Saint-Germain

Me kontratën e Kylian Mbappe që po përfundon dhe Real Madridi që po e kërkon, duke pritur të flasë me sulmuesin nga 1 janari, pala franceze mund të ketë nevojë për një tjetër sulmues për ta shtuar skuadrën e tyre tashmë të grumbulluar.

Edhe pse Neymar dhe Lionel Messi janë atje, Mbappe dhe Mauro Icardi janë të vetmit sulmues tradicionalë që kanë dhe klubi thuhet se do ta largojë Icardi-n.

Barcelona

Problemi se katalanusve i mungon një sulmues tradicional ka qenë e qartë dhe me lëndimin e Depay, Xavi kërkon një sulmues të ri, i cili mund të jetë Martial.

Ata po luftojnë për të zëvendësuar Messin dhe madje edhe Luis Suarez dhe nuk janë ndihmuar nga problemet e lëndimit të Martin Braithwaite dhe problemi i zemrës së Sergio Aguero-s.

Megjithëse paratë janë të pakta në Camp Nou, ekziston një besim se ata do të jenë në gjendje të nënshkruajnë në janar dhe Martial mund të jetë njeriu tek i cili do të drejtohen për të zgjidhur problemet e tyre në sulm.

Newcastle United

Një nga klubet më të pasura në Premier League është lidhur me pothuajse të gjithë lojtarët për momentin.

Të jetosh në verilindje të Anglisë nuk ka qenë gjithmonë opsioni më tërheqës për lojtarët evropianë, por duke jetuar në Manchester për gati shtatë vjet, është e dyshimtë që Martial-in do ta ndikonte klima atje.

Pronarët e Newcastle kanë filluar të vënë vulën e tyre mbi gjërat me shkarkimin e Steve Bruce për të emëruar Eddie Hoëe. Tani, të gjithë presin transferimin e tyre të parë të madh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore