Lajme

Tre fëmijë akoma në spital për shkak të lëndimeve nga mjetet piroteknike


Klinika Emergjente.

Tre fëmijë janë duke vazhduar të marrin trajtim spitalor në Klinikën e Kirurgjisë Plastike pas lëndimeve që kanë marrë në natën e ndërrimit të motmoteve nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Lajmin për Albanian Post e ka bërë të ditur kirurgu i i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Agim Berisha.

“Gjendja e përgjithshme është e mirë, por kanë lëndime me mjete piroteknike në gishtrinjë të duarve që duhet të trajtohen akoma në Kirurgjinë Plastike”, tha Berisha për AP.

Ai ka sqaruar se rastet kanë qenë më të ulta këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

“Këtë vit kemi pasur më pak të pranuar. Më 31 janë pranuar dy raste, një e kemi të pranuar më herët dhe ai i është nënshtruar operimit”.

Ilustrim.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media kishte apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes për festat e fundvitit.

Ky institucion i sigurisë, kishte bërë të ditur se kanë hartuar një plan strategjikë për festat.

“Policia e Kosovës edhe këtë vit ka hartuar dhe është në zbatim të planit operativ lidhur me festat e fund-vitit dhe Vitit të Ri. Qëllimi parësor i Policisë është që përmes aktiviteteve operative dhe jo vetëm, të sigurojë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e vendit”.

Gjatë festimeve të Vitit të Ri 2023, 25 persona kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente në Qëndren Klinike Universitare të Kosovës.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës për festat e fundvitit kanë shpenzuar rreth 29.5 milionë euro, sipas vlerësimeve të një sondazhi i cili është përfunduar nga kompania UBO Consultin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore