Lajme

Trazirat në Capitol: Ish-këshilltari i Trump kërkon pafajësinë


Ish-strategu i Trump-it, Steve Bannon, ka kërkuar pafajësinë, pasi akuzave të Kongresit se refuzoi tё jepte dёshmi pёr trazirat e Capitol-it.

Bannon u arrestua nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) të hënën e 15 nëntorit, dy ditë pas ngritjes së padisë nga Departamenti i Drejtësisë.

Megjithatë, ai është zotuar se do të luftojë për të vërtetuar pafajësinë.

Çfarë ka ndodhur?

Ligjvënësit, të cilët hetonin sulmin e 6 janarit, e kishin thirrur Bannon për të dëshmuar mbi planet e trazirave.

Nёse do tё shpallet fajtor, ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë mund tё dёnohet me njё vit burg dhe njё gjobё prej 100 mijё dollarësh.

Aktakuza ndaj tij është e para që doli nga hetimi i Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për trazirat e Capitol-it.

Nё trazirat e 6 janarit, mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump sulmuan Kongresin, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 po certifikoheshin.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Bannon kishte thënë në prag të trazirave se “i gjithë ferri do të shpërthejë nesër”.

Avokatët e tij argumentojnë se komunikimet, të cilat përfshijnë ish-presidentin, janë të mbrojtura.

Të hënën, drejtuesi i podkastit të krahut të djathtë, sulmoi administratën Biden dhe u tha gazetarëve se akuzat janë të motivuara politikisht dhe u zotua se do t’i luftojë ato.

Gjykata ka mandatuar që Bannon të kontrollohet çdo javë, të qëndrojë në adresën e regjistruar dhe të njoftojë për çdo rast largimi nga zona e Washington-it.

Ai është detyruar të dorëzojë edhe pasaportën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore