Sport

Transmetimi, Premier League synon 1.7 miliardë euro në SHBA


Premier League angleze duket se do të synojë tregun e SHBA për të përfituar të ardhura të larta nga shitja e të drejtave televizive.

Marrëveshja mes Premier League dhe “Comcast” do të përfundojë javën e ardhshme dhe të dy palët do të ulen për të diskutuar çështjen.

Anglezët e shohin mbulimin e “Comcast”, si një mundësi për të dyfishuar ose trefishuar vlerën e marrëveshjes për të drejtat televizive të ligës.

Sipas agjensisë së lajmeve “Bloomberg”, “Comcast” ka paguar 150 milionë dollarë në sezon sipas marrëveshjes që ende është në fuqi me ligën angleze. Tashmë liga pret që ai investim të jetë rreth 300 milionë dollarë, duke e çuar në një shumë totale rreth 1.7 miliardë dollarë.

Kohët e fundit, “ESPN”, fitoi të drejtat për La Liga spanjolle për shifrën e 175 milionë dollarëve në sezon. Për këtë arsye, Premier League, kërkon që të ketë një shifër më të lartë se aktualja, e ndikuar kjo edhe nga rikthimi i superyllit, Cristiano Ronaldo, si dhe dominimit në Champions League, ku finalja e vitit kaluar ishte Manchester City – Chelsea.

Përveç “Comcast”, për të transmetuar ndeshjet e Premier League në SHBA janë edhe “ESPN”, “WarnerMedia” dhe “ViacomCBS Inc”.

Gjithashtu, flitet se edhe “Amazon” ka interes lidhur me këtë çështje, pasi ka siguruar disa të drejta televizive të Premier League në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore