Lajme

Tragjedia në filmin e Baldwin, kreu i ndriçimit ngre padi për neglizhencë ndaj ekipit


Avokati Gary Dordick, së bashku me klientin e tij Serge Svetnoy, shef i ndriçimit në setin e filmit "Rust", pasi shpalli një padi kundër Alec Baldwin dhe të tjerëve, të mërkurën, 10 nëntor 2021, në Beverly Hills

Muajin e kaluar, shefi i ndriçimit Serge Svetnoy në setin e filmit “Western Rust”, ku në sheshxhirim protagonisti Alec Baldwin vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, ka paditur aktorin dhe anëtarët e tjerë të stafit për neglizhencë.

Padia civile e Svetnoy u ngrit në Los Anxhelos. Flitet se të akuzuar janë 20 persona.

Serge, i cili ishte mik i viktimës 42-vjeçare, ka treguar se kjo tragjedi i ka shkaktuar “shqetësim të rëndë emocional”.

Madje, ai ka thënë se ka mbetur i shokuar, pasi plumbi i kishte kaluar shumё afёr.

Viktima Halyna Hutchins, 42 vjeçe, punonte si drejtoreshë e fotografisë për filmin. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Halyna Hutchins

Pas ngjarjes së 22 tetorit, ku i plagosur mbeti edhe regjisori 48-vjeçar i filmit, Joel Souza, u ngrit një hetim, në New Mexico të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, sipas autoriteteve, deri tani nuk është bërë asnjë kallëzim penal kundër askujt.

Sipas një dokumenti gjyqësor, asistenti i drejtorit Dave Halls nuk i kishte kontrolluar të gjitha fishekët e armës, përpara se t’ia dorëzonte atë Baldwin.

Në momentin kur po ia kalonte aktorit, ai kishte thërritur “armë e ftohtë”, që do të thotë se ishte e sigurt.

Joel Souza, regjisor i filmit

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën e 10 nëntorit, Svetnoy, 63 vjeç, deklaroi se, disa ditё para tё shtёnave fatale, armë të pambikëqyrura ishin lënë kudo nëpër tokë.

Ai ngriti pretendime se stafi ishte paralajmëruar për to.

Në padinë e tij, rrëfeu gjithashtu se ishte goditur nga “materialet e shkarkimit nga shpërthimi”.

Vendi i tragjedisë, ku po zhvilloheshin xhirimet e filmit të Alec Baldwin

As Baldwin, 63 vjeç, as të akuzuarit e tjerë të përmendur nuk kanë komentuar deri më tani publikisht zhvillimet e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore