Shqipëria

Trafiku i drogës mes Umbrias dhe Shqipërisë: Zbulohet klani që shpërndante 150 kilogramë kokainë


Pesëmbëdhjetë persona janë hetuar nga Prokurori i Republikës së Perugia-s të angazhuar që nga maji 2020 në një hetim kundër trafikut të drogës.

Ata janë kryesisht shqiptarë dhe janë përgjegjës për bashkëpunimin kriminal me qëllim trafikimin e kokainës, mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike, marrjen e mallrave të vjedhura dhe mbajtjen e armëve dhe municionit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Umbria 24”.

Për 9 prej tyre, gjykata urdhëroi burg, për katër arrest shtëpie dhe për dy detyrim paraqitjeje.

Mes tyre ka edhe disa shqiptarë të përfshirë në sherrin e ndodhur muajt e fundit në aeroportin e Perugia-s.

Operacioni i autoriteteve italiane përfshiu qytetet e Perugia-s, Foligno-s, Spoleto-s, Terni-t, Rimini- dhe Bologna-s.

Veprimtaria hetimore ka përdorur përndjekje, monitorim me GPS, kamera video survejimi, përgjime telefonike dhe mjedisore në makinat e të dyshuarve.

Që nga maji 2020 janë arrestuar 22 persona për kryerjen e një krimi, janë sekuestruar 9 kilogramë kokainë, dy kilogramë heroinë, dy pistoleta, 139 fishekë, katër makina dhe 13 mijë euro cash.

Këto të fundit, arrijnë në 132 mijë euro të sekuestruara në orët e fundit gjatë kontrolleve dhe 80 mijë të depozituara në tre libreza postare të kursimeve.

Sipas asaj që rezultoi gjatë hetimeve të koordinuara nga autoritetet italiane, shoqata e dyshuar kriminale do të hidhte në treg rreth 150 kilogramë kokainë në tetë muaj, për këtë arsye të ardhurat e paligjshme vlerësohen në “disa milionë euro”.

Organizata – thuhet në njoftimin për shtyp – mund të mbështetej në burime ekonomike dhe bashkëpunëtorë të jashtëm: përveç logjistikës, ata merreshin me sigurimin e bashkëpunëtorëve me makina të regjistruara fiktive për palët e treta, telefona celularë dhe shtëpi.

Më pas, në rast arrestimi, shoqata mbulonte gjithmonë shpenzimet e avokatit dhe shpenzimet e tjera, si një formë “shpërblimi për besnikërinë”.

Një pjesë e parave të fituara në mënyrë të paligjshme – thuhet nga prokurori – janë riinvestuar në aktivitete tregtare në Umbria dhe në aktivitete akomodimi në resortet bregdetare të Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore