Sport

Tottenham-i ndjek Sasa Lukiç-in e Torino-s


Skuadra e Jose Mourinho-s, Tottenham-i, është në ndjekje të mesfushorit të Torino-s, Sasa Lukiç-it.

Serbi, 24-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të spikatur këtë sezon me klubin e Torino-s, që po lufton për mbijetesë.

Skuadra nga Seria A, i ka vendosur një çmim mesfushorit. Nëse anglezët duan ta bëjnë të tyre, duhet të paguajnë 20 milionë paund.

Lukiç-i u bashkua me Torino-n në vitin 2016, pasi erdhi nga Partizani i Beogradit. U huazua për një sezon, 2017/18, te Levante në Spanjë dhe u rikthye, duke lënë gjurmë.

Deri më tani, Lukiç-i ka luajtur në 22 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola.

Pas lojtarit është edhe Crystal Palace, përveç Spurs. Nëse Torino bie nga kategoria, atëher lojtari nuk kushon më shumë se 9 milionë paund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore