Futboll

Tottenham dhe Leverkusen në garë për danezin 20 vjeçar të Sampdoria-s


Mesfushori 20-vjeçar Mikkel Damsgaard i Sampdoria-s është vënë në shenjestrën e Tottenham dhe Bayer Leverkusen. Një vit më parë kur mbërriti në Seria A, ai vlente gjashtë milionë euro. Tashmë vlera e kartonit të tij është trefishuar. Flitet për 20 milionë.

Danezi e ka bindur trainerin Claudio Ranieri me formën e tij sportive dhe e ka lënë titullar, duke e aktivizuar në 15 ndeshje. Rezultati:  dy gola dhe tre asist.

Cilësia e lojës së tij nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ekipeve angleze e gjermane. Është Tottenham dhe Leverkusen që kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit dhe me klubin e Sampdoria-s. Në çdo rast, nuk bëhet fjalë që trasferimi i lojtarit nga Serie A të ndodhë gjatë këtij sezoni./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore