Sport

Tjetër futbollist i PSG-së do t’i bashkohet Galatasaray-t


Pas Maurco Icardi-t, skuadra e Galatasaray-t pritet të bëjë tjetër “Pazar” te Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, gjigandi turk është afër transferimit të mesfushorit portugez, Renato Sanches.

25-vjeçari pritet të transferohet në Stamboll në formulën e huazimit të thjeshtë njëvjeçar.

Largimi i tij nga “Parc des Princes” do të bëhet për shkak se Sanches nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme në këtë sezon me PSG-në.

Që prej se u transferua në verën e kaluar nga Lille, reprezentuesi i Portugalisë ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Parisit (shumicën nga banka rezervë, apo në total 772 minuta), prej të cilave ka shënuar edhe dy gola.

Pra, larg pritshmërive nga performancat që kishte me Lille-n, para se të bashkohej me PSG-në si transfer i lirë.

Vlen të theksohet se ai ishte shumë afër që të bashkohej me Milan-in në atë kohë, madje palët patën edhe një lloj marrëveshje, por në fund ai vendosi që ta vazhdonte karrierën në PSG.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore