Sport

Tifozët e West Ham-it e gjakosin kapitenin e Fiorentina-s (VIDEO)


Tifozët e klubit të West Ham United e kanë gjakosur kapitenin e Fiorentina-s, Cristiano Biraghi-n në finalen e Ligës së Konferencës që është duke u zhvilluar në Pragë.

Ngjarja ndodhi derisa ai po përgatitej për ta ekzekutuar një goditje nga këndi dhe tifozët hodhën gjësende të forta në drejtim të tij.

Megjithatë, Biraghi e vazhdoi lojën duke e mbështjellë kokën.

Ndryshe rezultati është 0:0 dhe dyja skuadrat janë duke e aplikuar një lojë të kujdesshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore