Sport

Tifozët e Milan-it vendosin banerin ofendues në drejtim të Calhanoglu-t


Një grup i tifozëve ultras të Milan-it, kanë gjetur një mënyrë për t’iu kundërpërgjigjur ish-futbollistit të kësaj skuadrës, Hakan Cahlanoglu-t, i cili tashmë është futbollist i Inter-it.

“Guxim nuk është që të shënosh një penallti pas dhjetë minutash, por të qëndrosh me gruan pasi të ka tradhtuar”, shkruhej në një baner të vendosur në Ponte del Portello të qytetit të Milanos.

Ky reagim i tifozëve të klubit kuqezi, erdhi pasi ish-i i tyre shënoi nga penalltia në derbin që Milan-i e zhvilloi të dielën kundër rivalëve të tyre të përbetuar të qytetit.

Calhanoglu e fitoi vet atë 11-metërsh për Inter-in, të cilin më pas e konvertoi një gol, pas së cilit nuk mungoi as festa provokuese duke i vënë duart prapa veshëve i drejtuar kah grupi i tifozëve “Curva Sud” të Milan-it.

Madje turku nuk e përfundoi me aq provokimet e tij, i cili më pas vazhdoi me ngacmime duke publikuar një video në Instagram me përshkrimin: “Unë jam Hakani, unë jam Interi”.

27 vjeçari do të mbetet gjithmonë një nga futbollistët më të urryer nga tifozët e Milan-it, pasi që ai vendosi të transferohej në Inter me parametra zero, gjatë afatit të fundit kalimtar veror.

Hakan Calhanoglu luajti për katër sezone me kuqezinjtë, ku pati 172 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 32 gola, si dhe duke dhuruar 48 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore