Jetesë & Stil

“The Voice of Australia” shënon rekord shikueshmërie


Skenografia e "The Voice"

Spektakli i zbulimit të talentëve të rinj, “The Voice Australia”, është aktualisht emisioni më i ndjekur në tërë kontinentin e Australisë, dhe në përgjithësi i dyti pas “Lojërave Olimpike”.

Vetëm gjatë të martës që lamë pas, ky emision televiziv ka arritur të tërheq mbi 1 milionë shikues, duke e bërë atë shfaqjen më të ndjekur të asaj mbrëmjeje në tërë kontinentin australian.

“The Voice”.

Kjo shënoi natën e tretë radhazi që programi kishte sjellë më shumë se një milion shikues në pesë qytetet kryesore – Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.

Në të kundërt, “Australian Survivor” i “Channel 10” kishte një audiencë prej 664,000 shikuesish në orarin 7:30 pasdite, duke mposhtur “The Nine’s The Block” i cili kishte 634,000 shikues.

Episodi i dytë i “The Voice of Australia” kishte regjistruar 1 milion e 162 mijë shikues.

Ndërkohë, akoma më atraktiv programin e bën edhe pjesa e panelit të jurisë mes të cilëve pjesë bën edhe këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora.

Rita Ora në një nga edicionet e “The Voice”.

Pos, Orës, në karriget e gjyqtarëve janë të ulur edhe Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Keith Urban, Rita Ora, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Gjyqtarët e tjerë nga sezonet e mëparshme përfshijnë Ricky Martin, Kylie Minogue, Will.i.am, Joel & Benji Madden, Jessie J, Ronan Keating, Joe Jonas, Kelly Rowland dhe Boy George.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore