Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë, lidhur me akuza për krime lufte, bazuar në raportin e Dick Martyt dhe marrë parasysh nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk do ta festojë i vetëm 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kështu ka bërë me dije kreu i Grupit Parlamentar socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e parë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Një grup nga ne, do të udhëtojë drejt Hagës për të qenë pranë ish-presidentit Thaçi në 100-vjetorin e pavarësisë”, tha Balla, duke iu referuar vetes dhe parlamentarëve të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo do të jetë e disata vizitë që Thaçi pret në Hagë, pas asaj të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ish-presidentëve shqiptarë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Bamir Topi, atij të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe eksponentëve të tjerë politikë të shqiptarisë.
Gjithsesi, kjo vizitë parashikohet të jetë më e veçantë, duke parë edhe simbolikën e ngjarjes.
Së bashku me Thaçin, në paraburgim gjenden edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si edhe ish-kryekuvendari tjetër, Jakup Krasniqi, të cilët mbahen në qeli nën të njëjtat akuza si Thaçi, të krimeve të luftës.
Në bazë të raportit të hartuara nga Dick Marty, ka pasur tregti organesh nga ana e eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën e Luftës së Kosovës.
Akuza këto, tërësisht të pabazuara dhe të pavërtetuara.
Pikërisht mbi çështjen, Parlamenti shqiptar ka kaluar një rezolutë, ku i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të zhbëjë raportin e Martyt dhe t’u japë liri ish-komandantëve të UÇK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla