Shqipëria

Tetori i librit mbledh tryezën “Politikat e Librit në Shqipëri”


Autorë të huaj dhe shqiptarë do të jenë përgjatë këtij muaji në një dialog mbi vlerat e librit dhe lexuesin, nën moton ‘Fajin ma ka gjuha’.

Në fjalën e saj hapëse, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli theksoi nxitjen e leximit, si një prioritet kombëtar.

Gjithashtu, ndër të pranishmit në këtë tryezë, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha, vuri theksin në “propozimin e kërkesave të përbashkëta për amendimin e ‘Ligjit të librit’ si një nevojë urgjente.

“Nje çështje tjetër për tu ngritur është edhe ajo e bibliotekave, sidomos nëpër rrethe”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, u shpreh pro bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve që ka sektori i librit në Shqipëri.

“Tirana nuk ka bibliotekë, duhet të ketë një bibliotekë qyteti”, tha ai.

Një sektor i prekur dhe që shpreh nevojën për një rregullator është edhe ai i rrjetit të librarive dhe klubet e librit, pikë tբ cilën e preku menaxheri i Bukinist, Albert Gjoka.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore