Lajme

Tetë persona vdesin në një sulm me bombë në Somali


Një makinё-bombë në shënjestër të një autokolone qeveritare shpërtheu në një kryqëzim në kryeqytetin e Somalisë të shtunën, duke vrarë të paktën tetë persona.

Abdiasis Abu Musab, zëdhënësi i operacioneve ushtarake tё grupit militant të lidhur me al-Qaida-n al-Shabaab, i tha Reuters se ata ishin përgjegjës për sulmin e së shtunës.

Grupi, i cili dëshiron të përmbysë qeverinë dhe të imponojë ligjin Islamik të Sheriatit, kryen shpesh bombardime tё tilla.

Nё karvan ndodhej dhe zyrtari i lartë i policisë Farhan Qarole, i cili i mbijetoi sulmit, njoftoi agjencia qeveritare e lajmeve nё Somali.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore