Kosova

Tërheqja e serbëve nga institucionet, Janjiç: Ky proces u aplikua edhe nga rusët në Ukrainë


Dushan Janjiç

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, në një prononcim për mediumin boshnjak “Dnvevni Avaz”, ka thënë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, është një proces i ngjashëm me atë që e ka aplikuar edhe Rusia në Ukrainë.

Për Janjiç-in “vakumi institucional” në Veri të Kosovës, është një hap në drejtim të panjohur, por nuk shoqërohet domosdoshmërisht me përshkallëzim të situatës.

“Tani për tani, duket se sitauta është nën kontroll dhe sikur është një marrëveshje më e gjerë në të cilën marrin pjesë politikanë dhe qeveri nga QUINT-i. Gjermania dhe Franca janë të heshtura, por janë shumë aktive, ndërsa amerikanët janë më konkretë, vendosin kornizën në të cilën mund të luhet loja”, theksoi ai.

Ai vlerësoi se e gjitha është një ‘lojë’ në këtë kontekst të ri gjeopolitik, një fazë e re e menaxhimit të konfliktit në kuadër të balancimit së fuqisë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është më një politikë dialogu dhe kompromisi, kjo është një politikë në të cilën kushdo që është më i fortë do të marrë më shumë. Dëshirojnë që të dyja palët t’i japin ‘shuplakë’ njëra-tjetrës, duke pasur parasysh se të dyja vendet kanë kapacitete të kufizuara”.

Janjiç beson se stabiliteti i Ballkanit varet ekskluzivisht nga vendosmëria e ShBA-ve për të mos e larguar vëmendjen nga rajoni, sepse sipas tij, çelësi i luftës është ajo që ata planifikojnë në ekonomi, me investime masive në sektorin e energjisë.

“Kushdo që dominon sektorin energjetik të Ballkanit Perëndimor do të vendoset dhe do të pasurojë të gjitha vendet, sepse tani po kthehet epoka e qymyrit dhe e ujit dhe po shpërthejnë përrallat për gazin rus. Amerikanët e kuptuan këtë, dhe atyre u duhet stabilitet”, përfundoi ai.

Ekskluzive në Albanian Post: Propozimi tre-pikësh i ndërkombëtarëve për dalje nga situata aktuale në Veri – kështu vazhdohet tutje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore