Shqipëria

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë, procedohet në Kakavijë 30-vjeçari


Punonjësit e Policisë Kufitare të Kakavijës kanë goditur një rast të tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë.

Kjo, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit S. D. pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit.

Ai e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, që ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt.

E gjitha pasi shtetasi S. D. ishte kthyer deportiv nga Policia Kufitare e Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore